Lajçak takon Millorad Dodik – të sanksionuarin nga SHBA-ja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, i cili njëherësh është edhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak, ka njoftuar për takimin e tij me tre anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinëës.

Ata u takuan në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia.

“Më vjen mirë që pata rastin të takoj të tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe z. Dodik në Antalia. Unë nënvizova rëndësinë thelbësore për të kryer reformat e nevojshme për të ecur përpara në BE rrugën e saj në mars. Kjo është me interes jetik për të gjithë vendin”, shkroi Lajçak në Twitter.

 

Ndryshe, Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika