Lajçak takon Petkoviqin

Në Bruksel, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është duke zhvilluar takim me delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq. Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, është duke zhvilluar takim me delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq në Bruksel, raporton Radio Evropa e Lirë.

Më herët, emisari Lajçak takoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende i sigurt se do të ndodhë.

Ndër temat që do të diskutohen në takimet që po zhvillohen në Bruksel do të jetë edhe çështja e dinarit.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për REL se “nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën, ndalohet qarkullimi i dinarit.

Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, ka pajtueshmëri.

Ndërsa, javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar se BE-ja se do të vazhdojë presionin mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas një viti nga arritja e kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell ka theksuar se, ndryshe nga pritjet, zbatimi i marrëveshjes nuk është bërë.

Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Tashmë kanë kaluar 365 ditë qëkur Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika