Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi në përgatitje të takimit të Ohrit

Para takimit të Ohrit më 18 mars, Prishtinën do ta vizitoj përfaqësuesi i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Lajçak në Prishtinë do të qëndroj dy ditë ku pritet të zhvilloj takime me liderët shtetërorë dhe ata të opozitës

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës. Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd.

Vizitat i ka konfirmuar edhe Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.

Ai ka thënë se pas takimit të fundit që liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçak do të shkojë në Kosovë dhe Serbi për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës.

Sipas këtij zëdhënësi të BE-së, Lajçak në Prishtinë do të qëndrojë me 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 do të qëndrojë në Beograd.

Stano ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. Ai ka thënë se qëllimi final është normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, por kjo, sipas tij, do të pasojë në fund të procesit.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se në takimin e mbajtur së fundi, Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar për tekstin e marrëveshjes, e kishin miratuar atë, por nënshkrimi i saj nuk ishte i paraparë për atë takim.

Bashkim i Evropian, siç ka thënë para disa ditësh edhe një zyrtar i lartë i tij, synon që, në një skenar ideal, në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin është konfirmuar se do të zhvillohet në Ohër me 18 mars, të arrihet pajtimi edhe për planin zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve./REL/

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika