Lajçak të martën pritet të vijë në Kosovë

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirolsav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë më 30 janar. Ky lajm është konfirmuar nga burime në Bruksel, dhe gjatë vizitës pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar.

Kjo sipas transmetuesit publik të Kosovës, konfirmohet nga burimet mirë të informuara në Bruksel.

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet fillimisht ne kryeqytetin serb, Beograd. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Është kjo vizita e parë e të dërguarit të veçantë për dialog në këtë vit. Kjo vizitë, gjithashtu, po zhvillohet në periudhën kur procesi i dialogut është duke vegjetuar.

Pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut. Ishte ky takim I cili njëkohësisht shfaqi tensionet mes kryeministrit të Kosovës dhe vet Lajçakut, të cilin ky i pari e akuzoi se e ka humbur neutralitetin.

Vizitat që do t’i bëjë Mirosllav Lajçak, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, do të jetë rast që sërish të kërkohet nga palët që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve përfshirë edhe aneksin e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika