Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për çështjen e dinarit, ka thënë se ka propozuar një “dokument kompromisi”.
“Prita një takim dialogu për një rrugë përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet”, ka shkruar Lajiak në platformën sociale “X”.
Emisari i BE-së ka thënë se do të presë takimin e radhës “pas marrjes së komenteve konstruktive”.
Hosted a Dialogue meeting on a way forward for the “Dinar issue”, which provided enough room for the Parties to explain their positions. Ended by presenting a compromise paper in an effort to bridge the differences. Will host the next meeting after receiving constructive comments pic.twitter.com/iyjE7pIicu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2024
Lidhur me këtë takim, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ky takim ka qenë më shumë i konkretizuar por që sipas tij, për faj të Serbisë qëndrimet nuk janë afruar por janë larguar.
Lexo më shumë: Takimi në Bruksel, Bislimi: Propozimi i Petkoviqit nuk u mirëkuptua as nga ne e as nga Lajçak
“Takimi i sotëm për dallim nga takimet e tjera ka qenë shumë më i konkretizuar, ku palët kanë diskutuar nen për nen rreth ideve që ka prezantuar z. Lajçak dy javë më herët. Ne kemi shpresuar që ky diskutim konkret do jetë i dobishëm meqë do të na ndihmojë që t’i afrojmë qëndrimet. Fatkeqësisht ne kemi dëgjuar disa deklarata bukur brengosëse nga ana e Serbisë, të cilat kanë bërë që faktikisht qëndrimet në vend që të afrohen të largohen”, ka thënë Bislimi.
Ndërsa kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, këto bisedime i ka cilësuar si të vështira dhe të tensionuara.
Lexo më shumë: Petkoviq i quan të vështira bisedimet me Bislimin, takimi i radhës në Bruksel më 13 maj
“Ky është takimi i gjashtë me radhë. Ne gjithmonë insistojmë që të flasim, ne gjithmonë insistojmë në takime, ne gjithmonë duam të vazhdojmë dialogun për këtë çështje për të zgjedhur një zgjidhje. Kjo ju tregon se sa konstruktiv”, ka thënë Petkoviq, transmeton “RTS”.