Lajçak tregon se çka bisedoi me Bislimin 

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka diskutuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes së BE-së. Ai theksoi rëndësinë e konstruktivitetit në dialog për të siguruar fondet e planifikuara për Kosovën dhe Serbinë.

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Emisari special i Bashkimit Evropian, Emisar Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, është deklaruar për media, ku ka treguar se për çfarë diskutuan.

Lajçak ka thënë se takimi ishte i fokusuar në dy çështje; se çfarë hapa duhet të ndërmerren që të zbatohet Marrëveshja Bazë dhe si duhet të veprojë Kosova që të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Të rifukosohemi në procesin e normalizimit, se çfarë hapa konkretë do të marrim, kemi marrëveshje dhe duhet ta shpejtojmë zbatimin e saj, ishte një nga çështjet që diskutuam. Çështja e dytë ka të bëjë me planin e zgjerimit të BE-së me gjashtë miliardë euro investime, ku për Kosovën dhe Serbinë është kusht edhe konstrutiviteti në dialog, për atë jam këtu, për këtë kemi diskutuar si të sigurohemi që Kosova dhe Serbia do të marrin fonde nga ky plan”, ka thënë Lajçak.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të jetë vizita e tij e fundit në Prishtina, Lajçak ka thënë se i është kërkuar që të qëndrojë deri në fund të janarit si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk e besoj (që do të jetë vizita e fundit), sepse më kanë kërkuar që të qëndrojë deri në fund të janarit, ka shumë punë për të bërë”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak gjithashtu foli për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, teksa theksoi se hapja duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata dhe të krijohet një atmosferë e mirë në kuadër të dialogut.

“Hapja e urë ka të bëjë më marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2016, qëndrimi ka qenë që të hapet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata në terren. Kjo të bëhet në frymë të një atmosferë të mirë dhe në kuadër të dialogut”, ka shtuar Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika