Lajçaku udhëton për në Moldavi për të takuar Vuçiqin

REL-i raporton se emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka udhëtuar në Kishinjev të Moldavisë për t'u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë për në Kishinjev të Moldavisë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr vesh jozyrtarisht Radio Evropa e Lirë.

Sipas REL-it, Lajçaku do të qëndrojë edhe në Prishtinë e Beograd, në ditët në vazhdim.

Të hënën në Kishinjev mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian, i cili është lansuar në tetor të vitit 2022 në Pragë, me iniciativë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në samit do të marrë pjesë edhe Vuçiqi, ndërsa Lajçaku do të shkojë atje vetëm për të biseduar me të për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika