Lajçak: Unë e mbaj anën e Bashkimit Evropian, dialogu duhet të vazhdojë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se mban anën e Bashkimit Evropian (BE), dhe se dialogu në mes të dy vendeve duhet të vazhdojë

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencën për media pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia.

Emisari Lajçak ka thënë se është në anën e Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.

“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajçak.

Tutje, ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe është “më i rëndësishëm se ndonjëherë”.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe është më i rëndësishëm se ndonjëherë, sepse nëse s’ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe këtë s’e duam as ne, as ju. Proceset po vazhdojnë. BE-ja dhe NATO-ja janë të angazhuara në përcaktimin e fakteve dhe shpejt do të informoheni për këtë”, ka thënë Lajçak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika