Lajçak vlerëson idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me Presidenten e vendit Vjosa Osmanin, në përmbyllje të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në përmbyllje të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se i ka vlerësuar idetë që ka thënë se Osmani i ka dhënë për zbatimin e Aneksit të Ohrit.

“Para se të kthehem në Bruksel, takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova mendimet dhe rekomandimet e saj për mënyrën se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar ai.

Lajçak mbrëmë ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York, ku kanë diskutuar për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka ndarë detaje nga takimi në platformën “X”, duke theksuar se të dyja palët janë dakorduar që nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk ka alternativë për zbatimin e Marrëveshjes

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika