Lajçak: Vuçiqi ngriti shqetësime për serbët, i theksova se duhet zgjidhje në dialog

Miroslav Lajçak, emisar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, se ka theksuar nevojën e diskutimit dhe të gjetjes së zgjidhjeve të dakorduara në dialog për shqetësimet e ngritura nga Vuçiqi për serbët në Kosovë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili siç ka thënë ai, ka ngritur shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë, ka theksuar se ia ka bërë të ditur Vuçiqit se duhet të diskutojnë për të gjetur zgjidhje të dakorduara në dialogun Kosovë – Serbi.

Ai gjithashtu ka thënë se vizita e tij në Beograd synoi përgatitjen e takimit të radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Brenda 72 orësh përgjigjemi me masa serioze

“Në takimin tim sot me presidentin Vuçiq në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën X.

Gjatë vizitës në Prishtinë, ditë më parë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.

Lajçaku pritet të takohet me Vuçiqin për përgatitjen e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika