Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1 mijë 600 personave ende të zhdukur është urgjente”, ka deklaruar ai.
Lajçak, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje.
“Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen ‘Uji dhe qirinjtë’, ka shkruar Lajçak, transmeton Portali Dukagjuni.
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of 🎥“Water and Candles” pic.twitter.com/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022
I dërguari i BE-së për dialogun pritet që të martën gjatë ditës të takojë partitë opozitare. Ai të hënën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Gjithashtu, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28-qershorit”.