Lajçaku dhe Escobari takohen me Vuçiqin: Nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale

"Në Beograd, Gabriel Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë", ka thënë Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në kuadër të vizitës së tyre në Beograd janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se patën diskutime të gjata për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Ai konsideron se dhuna nuk është e pranueshme dhe nevojitet një zgjidhje urgjente politike për të dalë nga kriza aktuale.

“Në Beograd, Gabriel Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuuar në të”, ka shkruar Lajçak.

Dyshja i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti që më së largu deri të mërkurën duhet të japë përgjigje nëse e pranon zgjidhjen e propozuar nga ShBA-ja dhe BE-ja për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Escobar ka thënë për gazetarët në pasditen e së martës se Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por ka shtuar se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi” – duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, ka thënë Escobar.

Ndërsa, Lajçak ka theksuar nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson përshkallëzimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet.

“Sot në mëngjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kemi diskutuar për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që mundëson depërshkallëzimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, ka shkruar Lajçak.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika