I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim në Paris me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad, ku në fokus ishte procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces,” ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Disa ditë më parë, Bashkimi Evropian ka theksuar se mungesa e progresit në dialog mund të rrezikojë perspektivën e anëtarësimit të palëve në bllokun evropian.