Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në forumin 2BS që po mbahet në Budva ka përmendur heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator.
Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ishte i tmerrshëm dhe nuk ishte i rastësishëm dhe kjo duhet të hetohet.
“Ajo çfarë ka ndodhur me 24 shtator është e tmerrshme…Nëse e shkijmë më gjerësisht konfirmon se ose kemi Dialogun dhe normalizimin ose kemi eskalimin dhe dhunës, është njëra ose tjera. Dhe kështu sa ma shpejt që i kthemi dialogut aq më mirë. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë Lajçak.
Lajçak më tej ka thënë se në rrethanat që gjendet Kosova, nuk është mirë të jetë nën masat e BE-së.
“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, ka shtuar ai.