Lajçaku shëtit mbi urën e Ibrit

Lajçku shtetit mbi urën e Ibrit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.

Pas këtij takimi me Hamzën, ka kaluar në këmbë në urën e Ibrit, ku do të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”, ndërtesë në hyrje të sheshit afër urës së Ibrit.

Gjersa ishte në Prishtinë, Lajçak është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Emisari evropian ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat dhe normat evropiane.

Ai ka thënë se kjo është theksuar që prej fillimit nga BE-ja dhe se janë të qartë në lidhje me këtë qëndrim.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë Lajçak.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika