Lajçaku sot viziton Beogradin, pritet ta takojë Vuçiqin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Serbi këtë të premte për të takuar liderët e Serbisë, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë këtë të premte në Serbi.

Në Beograd, ai pritet t’i takojë liderët e Serbisë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temë e takimeve pritet të jetë dialogu dhe hapat e ardhshëm, si dhe çështje të tjera rajonale.

Zyra e Presidentit të Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të takohet me Lajçakun.

Takimi, sipas njoftimit, do të mbahet në ora 18.00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të Presidencës, raporton N1.

Ndërsa, takimi vjen në kohën kur Qeveria e Kosovës ka bërë një hap përpara në përmbushjen e kriterit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth tokës së Manastirit në Deçan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika