Lajçaku takon sot liderët e opozitës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë edhe gjatë ditës së martë në Kosovë dhe do të takohet me krerët e partive opozitare duke filluar prej orës 10:00

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të takohet liderët e partive opozitare.

Takimi është paraparë të mbahet nga ora 10:00 në ambientet e zyrës së BE-së në Prishtinë.

E pas Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së do ta vizitojë edhe Beogradin, kështu të paktën thonë nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar vizitën e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslv Lajçak në Kosovë.

Stano është shprehur se vizita e Lajçak në Prishtinë vjen në kuadër të përpjekjeve për fillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, zëdhënësi i BE-së ka zbuluar se Lajçak ka në plan ta vizitojë Serbinë së shpejti, për të diskutuar për hapat e ardhshëm rreth dialogut.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog, Mirosllav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së vjen në Prishtinë rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Para atyre takimeve, pesë emisarët perëndimorë në krye me Lajçakun vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor, ku ia prezantuan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, për të cilin thonë se është model modern evropian, por përmbajtja e të cilit nuk është bërë e ditur deri më sot.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit, ndërsa presidenti serb Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen defacto të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika