Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusi kryesor ishte në dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se javët e fundit kanë qenë intensive për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë takime në Bruksel dhe Paris

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë një përvojë intensive diplomatike e përqendruar në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka folur edhe për takimin e të martës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera. Nga Beogradi, vazhdova në Paris për t’u takuar me kolegët nga Ministria e Jashtme e Francës dhe me mikun tim të mirë, Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit, Emmanuel Macron. Ne u fokusuam në zhvillimet më të fundit në dialog për normalizim të marrëdhënieve, duke u siguruar që se jemi në një linjë në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Po ashtu, ai ka njoftuar edhe për vazhdën e takimeve të tij që pati në Paris, ku u takua me Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të presidentit Macron.

Ai ka theksuar se me të bisedoi për zhvillimet e fundit në dialog.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika