Lajçakut i vazhdohet mandati për dy vjet

Në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut. Atij i është vazhduar mandati më shumë sesa pritej

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati për 24 muaj.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, mandati i Lajçak do të vazhdojë edhe për dy vjet të tjera, deri më 31 gusht të vitit 2024.

Lajçak kishte marrë mandatin e emisarit të BE-së më 2 prill të vitit 2020.

Nga disa shtete të BE-së është shprehur pakënaqësi me arsyen se nuk ka pasur zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare, asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut.

Kur kishte marrë mandatin si i deleguar i Bashkimit Evropian(BE), për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, kishte deklaruar se Ballkanin Perëndimor gjithmonë e kishte pasur në zemër.

Deri tani, nga momenti kur ka marrë këtë pozitë, mes palëve janë arritur vetëm dy marrëveshje, ajo për targa dhe së fundmi marrëveshja për energjinë.

Vetëm dy marrëveshje gjatë mandatit të Lajçakut

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika