“Lëvizja Vetëvendosje e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë në të gjitha segmentet, ishte synim i qytetarëve që ta ndryshojnë këtë gjendje”.
Kështu deklaruar Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, në panelin e emisionit “Debat Plus”, ku është duke u diskutuar në lidhje me dallimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë dhe tash në qeverisje.
Sipas Lajçit, programi i LVV-së i ka prekur “pikat kruciale”, kjo është edhe arsyeja që i ka fituar zgjedhjet.
“Edhe VV-ja në disa segmente nuk ka luajtur dhe është në kuadër të programit, metodologjia është e lëvizshme… VV ka marrë një gjendje jo të mirë, ka qenë një synim i qytetarëve ta ndryshojnë gjendjen. Sepse populli ka thënë se duhet ndryshim, ajo është parë përmes VV-së. Ajo ka pasur një program të tillë që ka joshur, sepse i ka prekur pikat kruciale”, ka deklaruar ai.
Lajçi i ka renditur dy vendimet e Qeverisë Kurti 2, që sipas tij kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme për Kosovën.
“Ka dy prej vendimeve që s’kanë ndodhur përpara, siç është moslejimi i referendumit në Kosovë. Dy, mosljeimi i zgjedhjeve në Kosovë, për mua janë shtylla shtetërore”, ka thënë Lajçi.
Tutje, ai e ka komentuar edhe situatën politike në veri të Kosovës, për të cilën tha se është “produkt i keqmenaxhimit” dhe se qeveritë e kaluara “e kanë lënë në gjendje avariste”.
Sipas ish-deputetit të LVV-së, Qeveria Kurti 2 në shumicën e rasteve nuk i ka ndërruar qëndrimet.