Një i burgosur dyshohet të jetë arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Kështu bëjnë të ditur burimet e Dukagjinit.
I dyshuari me inicialet L. Xh ka qenë në burg për fajde, teksa mësohet se kjo është hera e dytë që ai arratiset.
Dukagjini ka kontakuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK) dhe posa të marrë një përgjigje zyrtare do t’ju informojë në lidhje me rastin.