Lajmi i “Slobodna Bosna” në RTK, dënohet ashpër nga AGK e shoqëria civile, paralajmërohen padi

Reagime të shumta kanë ardhur pas publikimit të një lajmi kontrovers nga RTK-ja, i cili u mor nga mediumi “Slobodna Bosna”, nga Bosnja për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë . Deputetë e shumë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje e shpërndan këtë artikull të portalit të RTK-së e madje kërkuan hetime nga prokuroria. AGK-ja këtë e quan të papranueshëm që ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve. “Nacionale” ka paralajmëruar padi ndaj medias në Bosnje si dhe ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara për RTK-në.

Ilustrim

Anëtar i komisionit për mbikëqyrje të AKI-së e deputet i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba të hënën në mbrëmje shpërndau një artikull të uebfaqes së RTK-së.

Atë që Zyba e quante hulumtim, ishte artikull pa autor i mediumit nga Bosnja “Slobodna Bosna” e kontrovers, sipas të cilit mediat në Kosovë financohen nga Serbia.

“Dy medie të Kosovës iu përmenden emra, Periskopit dhe Nacionales”, shkroi Zyba.

Mirëpo mediumi boshnjak, sipas një kontrolluesi të certifikuar të fakteve në Bosnje ka dhjetëra artikuj me përmbajtje dezinformuese.

Për të thelluar skandalin e botimit të këtij artikulli të pabazuar, pa kontaktuar fare me mediat në fjalë, mediumi publik RTK, e transmetoi atë edhe në mbrëmje në edicionin qendror, ani se iu referua vetëm si ‘portale në Kosovë’.

Reagimet për të mbrojtur shkrimin e RTK-së nuk u ndalën as sot nga eksponentë të partisë në pushtet.

Dejona Mihali, Kordinatore e Komiteteve në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e quajti medium kredibil e jo gazetë regjimesh, mediumin boshnjak, e u kërkuan hetime për ato pretendime nga autoritetet e Kosovës.

Të njëjtën thirrje për Prokurorinë e bëri edhe deputeti Adnan Rrustemi.

Etiketime të tilla për mediat e sulmet e pushtetit, sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha janë një fushatë të re të qeverisë kundër gazetarëve.

“Përdorja e një artikulli nga një medium, i kontestuar për atë se çfarë shkruan dhe informon në Bosnje, artikull pa autorë, me burime, dhe me citate të një individi kontraves, për të akuzuar mediat në Kosovë”, ka thënë Rexha.

Rexha, shtoi se si Asociacion kërkojnë llogari edhe nga RTK për lajmin e publikuar.

“Është për keqardhje, dhe kërkojmë llogari nga RTK për publikimin e këtij lajmi, fillimisht në versionin online e pastaj edhe në lajmet qendrore, nuk është respektuar asnjë kod gazetaresk që palët e përfshira të pyetën”, ka shtuar Rexha.

RTV Dukagjini ka provuar të marrë qëndrime nga dy mediat e përfshira në këtë çështje por që udhëheqësit e tyre nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.

Por, Berat Buzhala pronari i portalit “Nacionale” ka thënë që do të ushtroj padi në Bosnje ndaj portalit Slobodna Bosna, kurse për RTK-në do të ankohet në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Ilir Mirena, pronar i Persikopit ka shkruar në Facebook se personi që citohet në këtë artikull, Boban Bogdanoviq, nuk i ka ndalur shpifjet ndaj këtij medium që kur atij i ishte publikuar vitin e kaluar një video duke konsumuar narkotik. Për këtë tha se edhe kanë përgatitur padi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregon hapat juridik që mund të marrin të dy portalet.

“E para mund të bëjë padi, për shpifje për ofendim duke ndjekur rrugët ligjore, në një mënyrë të riparohet dëmi që iu është shkaktuar”, ka thënë Miftaraj.

Vetëvendosje është kritikuar që nga marrja e pushtetit për qasjen e tyre ndaj lirisë së mediave dhe Kosova ka shënuar rënie në indeksin e lirisë së medias.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika