I ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ish-deputeti Ali Lajçi ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se vazhdon të qëndroj prapa qëndrimeve të tij për demarkacioni dhe e ka quajtur projekt degardues.
“Ky është një projekt degardues për shtetin e Kosovës, sovranizimin e saj si territor hapsinorë dhe mbajë të njëjtin qëndrim sepse flasin gjithë faktet në këtë favor, demarkim është quajtur dhe duhet të ishte demarkim, dhe faktikisht ka ndodhur delimitimi që do të thotë është bërë një vijë e re kufitare por jo demarkimi”, ka theksuar Lajçi.
Më tej ai është shprehur se ky projekt e ka rrudhur territorin e Kosovës.
“Ky ishte një projekt i cili e ka rrudhë territorin e Kosovës dhe ashtu të rrudhur si program kombëtar dhe që është më keq që e ka rudhur me vetëdije dhe njëkohësisht dhe me disa presione të rrejshme siç janë vizat”, ka thënë ish-deputeti.
Duke shtuar se me këtë projekt, ka luajtur hapësira territoriale në pikat territoriale në pikat më srategjike të kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën siç është Kulla e Çakorrit dhe Mokna dhe përreth gjithë vizimi gjeografik që e përbën kufirin.
Ndër të tjera ai ka thënë për ndryshimin e kësaj marrëveshje nuk ka insistuar askush.
“Asnjëri nuk ka insistuar në ndryshimin apo korrigjimin e kësaj vije kufitare, prandaj edhe sot PDK dhe LDK nuk merren me të, se e kanë votu madje ka qenë edhe projekt nismëtar i tyre”, ka shtuar Lajçi.
Ndërsa sipas tij duhet të rishikohet mundësia e korrigjimit të kësaj marrëveshje sepse është mëse e nevojshme.