Lajqi për aksidentet në Kosovë: Faktori njeri është dominant

Njohësi i komunikacionit, Naser Lajqi ka thënë se faktori njeri është determinanta për aksidentet në Kosovë. Ai ka bërë thirrje që qendrat e kontrollit teknik të mos lejojnë të lëvizin automjetet që kanë një vjetërsi të madhe dhe të kontrollohen më shumë

Naser Lajqi- Njohës i komunikacionit në lidhje direkte në emisionin "Five"

“Në Gjykatat e Kosovës, shpejtësia në komunikacion merret vetëm si numër”, kështu ka deklaruar njohësi i komunikacionit, Naser Lajqi.

Lajqi në një lidhje direkte në emisionin “Five”, ka thënë se faktori dominant për shkaktimin e aksidenteve në trafik është faktori njeri, duke shtuar se në Gjykatat e Kosovës dyfishimi i shpejtësisë në një rrugë ku nuk është e lejuar, nuk merret si diçka e jashtëzakonshme.

“Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që po ndikon në rritjen e numrit të akisdenteve, sidomos kur ka fluks të madh të automjeve që po qarkullojnë kohëve të fundit”, ka deklaruar Lajqi.

Sipas Lajqit, dy rrugë në Kosovë janë shumë të rrezikshme, rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo për Prishtinë-Gjilan.

Ai ka thënë se për këto rrugë përgjegjësinë duhet ta ketë Ministria e Infrastrukturës, ndërsa për rrugët lokale duhet të merret Komuna.

Naser Lajqi- Njohës i komunikacionit në lidhje direkte në emisionin “Five”

Sa i përket shenjave të komunikacionit, Lajqi ka thënë se ka mungesë të tyre sepse siç thotë ai kur llogariten ekspertizat kemi probleme të jashtëzakonshme.

Sipas tij, faktori njeri është dominant që bën dëm në trafik, ndërsa faktori i automjeteve është 0,6% fajtor.

Ndër të tjera, Lajqi ka theksuar që qendrat e kontrollit teknik të mos lejojnë të lëvizin automjetet që kanë një vjetërsi të madhe dhe të kontrollohen më shumë.

Ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës, ai ka thënë se janë mjaft të rreptë në dënime dhe janë duke monitoruar rrugët, por që sipas tij nuk mund të bie e tërë përgjegjësia te ata, por edhe te përgatitja e kuadros nëpër shkolla që e marrin shpejtësinë vetëm si numër.

Ai ka bërë thirrje që të vetëdijësohet masa dhe të ketë kujdes në kontrollin teknik të automjetit dhe të kontrollimit të shpejtësisë në komunikacion.

Ndryshe, mëngjesin e së premtes, dy persona kanë mbetur të vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident përveç dy personave që kanë humbur jetën, ishin edhe dy fëmijë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika