Lama: Është momenti që duhet të shfrytëzohet për politikën e jashtme

Analistja Alma Lama beson se do të duhej të kishte shtim të vizitave në lidhje me vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën

Alma Lama, analiste

Analistja Alma Lama, lidhur me vizitat zyrtare të liderëve, beson se do duhej të kishte shtim të numrit të vizitave në lidhje me vendet e Aleancës Veriatlantike (NATO-s), të cilat nuk e njohin Kosovën.

Kështu është shprehur ajo gjatë emisionit “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku është diskutuar për vizitat e liderëve shtetërorë nëpër botë.

“Duhet të kalohet në nivel më të lartë, dhe të shfrytëzohet ky moment i veçantë në arenën ndërkombëtare, me zhvillimet gjeopolitike me luftën në Ukrainë dhe rrezikimin e sigurisë edhe për rajonin tonë dhe raportet me Rusinë”, ka thënë ajo.

Alma Lama-analiste

Ndonëse konsideron se nuk mund të ketë anëtarësim për shkak të procedurave, ajo kërkon së paku angazhimin e qeverisë në zbutjen e raporteve me vendet të cilat nuk e njohin Kosovën si Spanja, Greqia e Sllovakia.

“E dimë se nuk mund të ketë anëtarësim sepse janë disa hapa dhe procedura të tjera, por së paku në zbutjen e raporteve, për shembull Spanja nga një qëndrim radikal ka dhënë sinjale të zbutjes, Greqia po ashtu, edhe Sllovakia nuk është shumë radikale në raport me Kosovën, por është një moment që duhet të shfrytëzohet për politikën e jashtme”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se Kosovës i duhet një strategji që së paku të fokusohet në Evropë dhe në Aleancën Veriatlantike.

Ndryshe, në ditën e parë të vizitës së tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Liderët kosovarë në vizitat jashtë vendit

Në këtë takim nga pala kosovare kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli dhe Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërkaq, ditëve të fundit, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Amerikën latine, përkatësisht Panamanë dhe Kosta Rikën.

Po ashtu, presidentja e vendit, të martën e 26 prillit, kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Osmani kishte zhvilluar disa takime.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika