Lambrecht: Pa paqe në Ballkan nuk ka qëndrueshmëri në Evropë

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Chtristine Lambercht, ka siguruar Kosovën se ka mbështetjen e Gjermanisë që FSK-ja të bëhet ushtri dhe sipas saj, stabiliteti i Evropës varte nga paqja në Ballkan  

Ministri i Mbrojtjese së Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht

Të martën e pesë shtatorit ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj në Berlin, e ka siguruar homologun e saj kosovar se do ta ketë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka përshëndetur marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës për rregullat e hyrje-daljeve. Por, ajo paralajmëroi se “do të duhet frymëmarrje e gjatë”.

“Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“, ka shkruar në Twitter, ministrja Lambrecht.

Ndërsa në takim, ajo theks të veçantë i kishte kushtuar edhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, bjënë me dije burimet e DW.

Ministra e Mbrojtjes, Christine Lambrecht “ofroi mbështetjen në vizionin tonë[Kosovës] për anëtarësim në Organizatën Veri Atlantike(NATO)”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në një vizitë zyrtare dy ditore në shtetin gjerman ku edhe është mirëpritur nga ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht në Bundeswehr.

Më tej, Ministria e Mbrojtjese së Kosovës ka njoftuar se Mehaj dhe Lambrecht kanë  diskutuar për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë.

Tutje aty thuhet se “të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive”.

Gjermania ofroi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika