Lamir Thaçi: Deri tani janë asgjësuar 500 mijë kilogramë mish

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka qenë i ftuar sot në emisionin "Magazina", në Radio Dukagjin , ku ka sqaruar rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve si dhe kujdesit në konsumimin e ushqimeve. Por me theks të veçantë ka sqaruar mënyrën se si ndodh asgjësimi i produkteve ushqimore

Lamir Thaçi, AUV, Foto nga arkivi





Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se gjithmonë para se një produkt të shërbehet për publikun, kontrollohet dhe verifikohet se a është i sigurt për konsum.

“Ne punojmë çdo ditë që t’i mbrojmë konsumatorët tanë, të ruajmë jetën e tyre, të ruajmë shëndetin e tyre dhe këtë e bëjmë me analiza në terren, dhe duke u siguruar që të kemi produkte sa më të sigurta”, ka thënë Thaçi në emisionin Magazina në Radio Dukagjini.

I pyetur se cilat produkte i asgjëson AUV, Thaçi ka treguar se asgjësohen produktet të cilat dyshohen se nuk janë të sigurta për t’u konsumuar nga qytetarët e vendit.

“Asgjësimet që priten të bëhen janë në proces, ende nuk dihen produktet, por një gjë të tillë po e shqyrtojnë operatorët ekonomikë”, ka theksuar ai.

Lidhur me produktin e mishit ai ka treguar se janë asgjësuar 500 mijë kilogramë mish të të gjitha produkteve pa dallim, që nga fillimi i këtij viti.

“Janë asgjësuar 500 mijë kilogramë mish të të gjitha produkteve dhe jemi në pritje të disa asgjësimeve të tjera”, ka deklaruar ai në emisionin “Magazina”.

Lidhur me kohën e përdorimit të një produkti, ai ka treguar se shkenca e përcakton një gjë të tillë, pasi mund të ketë ushqime që mund të konsumohen deri në dy vjet dhe nuk kanë nevojë për asgjësim, apo mund të ketë të tilla që mund të konsumohen vetëm brenda një jave.

Lidhur me incidentin e fundit që ka ndodhur me produktet Wuddy, Thaçi ka treguar se kanë vepruar me kohë dhe kanë arritur që brenda dy ditësh të tërheqin ato produkte dhe t’i dërgojnë në verifikim, për të parë nëse duhet asgjësuar apo jo.

“I kemi verifikuar dhe kuptuam se cilat janë të infektuara e cilat jo. Kështu, virshllet dhe sallamin që nuk ishin të infektuara i rikthyem menjëherë”, ka thënë ai.

Me rastin e Ditës Botërore të Kujdesit ndaj Kafshëve, zëdhënësi i AUV-së, u bëri thirrje qytetarëve të kujdesen për kafshët, sepse edhe ato kanë rëndësi në jetën e njeriut dhe në ushqimet që njerëzit konsumojnë.

Shënohet Dita Botërore e Kafshëve- problemi me qentë endacakë ende i pazgjidhur

 

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika