Lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”

Sot është bërë lansimi i “Dritares për Investime të Diasporës”, që pritet që deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë "Dritarja për Investime të Diasporës". Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro

Sot është bërë lansimi i “Dritares për Investime të Diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Kryeministri ivendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

“ Ky është një hap i cili më tej dëshmon përkushtimin tone për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik . Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë. Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë. Për një kohë shumë të shkurtër u investuar më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë. Tani me “Dritaren e Investimeve” është hapi i dytë për të japur mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë iu mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova është vend shumë i mirë për të punuar dhe investuar duke shtuar që shumë nga mërgata po kthehen në Kosovë për të jetuar.

“Mërgata jonë do të sjellë aftësinë dhe njohurinë nga vendet qe jetojnë aktualisht. Kemi shumë raste kur bashkatdhetarë po kthehen për të punuar dhe investuar në Kosovë. Sepse vendi jonë ofron kushte të mira për te punuar dhe investuar. Një numër shumë i madh i banesave janë të zbrasta për shkak se shumica janë blerje nga mërgata jonë. Do të thotë ka investime në patundshmërisë dhe kjo do të thotë që është dëshmi qe mërgata nuk keq dorë nga ëndrra për tu kthyer në Kosovë”, tha Kurti.

Kurse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se  ‘Dritarja për Investime të Diasporës” do të jetë një mundësi për të rritur investimet e mërgatës së Kosovës.

“Ne si qeveri do të ofrojmë 8 milionë euro, ndërsa Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ndajë dy milionë euro”, ka shtuar Murati.

“Dritarja e re do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës sonë. Ideja ka qenë që të krijohet një instrument përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore të mundësojë garantimin e kredive. Ne si qeveri kemi dhënë zotimin që të kontribuojmë deri në 8 milion euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore. Ndërsa, Fondi për Garanci Kreditore ka dhënë 2 milionë euro. Ne po e ndërmarrim këtë hap që bashkëatdhetarët tanë të kenë mundësi për të investuat e e të luajn rol në zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi Murati.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.

“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu…Me çeljen e kësaj platforme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika