Lansohet masa e punësimit për qytetarët në katër komunat në veri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot u takua me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Gjatë këtij takimi, Murati prezantoi masën e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u takuan sot me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë këtij takimi, Murati prezantoi masën e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Për të përkrahur punësimin e qytetarëve në këto komuna, MFPT do të subvencionojë 70% të pagës bruto për gjashtë muaj me radhë deri në maksimumin prej 350 eurosh. Për të përfituar nga kjo masë, punëkërkuesit duhet të jenë të regjistruar si të tillë në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse, të jenë mbi moshën 18 vjeç, si dhe të jenë banorë në njërën nga katër komunat veriore. Ndërsa, punëdhënësit gjithashtu duhet të jenë me bazë në njërën nga katër komunat veriore si dhe të jenë duke funksionuar në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet përmes legjislacionit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Përkrahja përmes skemës “Qeveria për Familjet” filloi duke subvencionuar pagën për anëtarët e familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar, ku deri më tani kanë përfituar mbi 2,600 familje, përfshirë këtu edhe qytetarët në katër komunat veriore.

Më pas, në njoftim theksohet se përkrahja u zgjerua për viktimat e dhunës në familje.

“Ndërsa, tani të gjithë qytetarët nga katër komunat veriore pa marrë parasysh a kanë ndonjë anëtar të punësuar apo jo, po i bashkohen skemës duke garantuar kështu punësim gjithëpërfshirës dhe të dinjitetshëm për të gjithë”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika