Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë

Është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë. Njoftohet se me këtë projekt synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë

Pamje gjatë lansimit të projektit për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë

Gjatë kësaj jave është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë.

Mungesa e sistemit të unifikuar të adresave ka krijuar probleme për një sërë fushash, si taksat, regjistrimi civil, të drejtat pronësore, qasja në drejtësi dhe administrimi i zgjedhjeve.

“Për të adresuar sfida të tilla, institucionet e Kosovës të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë kanë filluar punën për krijimin e Sistemit të Adresave që nga viti 2010, sistem ky që vazhdon të zbatohet tani, mirëpo së cilës i ka munguar ndërlidhja e saj me qytetarin për të shërbyer maksimalisht në funksionin për të cilën është krijuar”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë thuhet se pilot projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij sistemi, i cili bazohet në të dhënat që merr nga Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (ARC) dhe Sistemi i Informimit të Regjistrit të Adresave (AKK), synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftohet se një ndërlidhje e tillë ndikon në përmirësimin e situatës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, sigurinë e dokumenteve, proceset elektorale, luftimin e krimit, dhe në tërësi në situatën e sigurisë në vend.

“Këtë javë ka filluar trajnimi i rreth 20 punonjësve dhe mbikqyrësve që do të dalin në terren në sistemin që e bën të mundur këtë nderlidhje, sistemin SELQA. Përmes këtij sistemi, pas vizitave në terren, ata do të mund të shtojnë të dhëna të duhura e të sakta për identifikimin e qytetarëve në adresat e tyre, në bashkëpunim edhe me zyrtarët komunal të gjendjes civile dhe urbanizmit”, vijon njoftimi.

Mes tjerash Kryeministria njofton se gjatë lansimit të këtij projekti ishin prezent përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kadastrale e Kosovës, GIZ dhe Ambasada Gjermane.  ​

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika