Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus qytetarin

Platforma E-Municipal, e lansuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, sipas kryeministrit Albin Kurti, u ofron qytetarëve qasje të lehtë dhe të përmirësuar në shërbimet komunale, duke përfshirë një kanal të hapur komunikimi për të raportuar problemet

Foto nga ceremonia e lansimit të shërbimeve të E-Komuna, 17 maj 2024.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore e-Kosova.

Gjatë ceremonisë është thënë se kjo platformë u mundëson qytetarëve shërbime më të mira, ndërsa ua mundëson që t’i ndjekin mbledhjet e asambleve komunale e t’i raportojnë problemet në komunat përkatëse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përmes kësaj strategjie do t’u mundësohet qytetarëve të marrin shërbime më të mira dhe të jenë më të informuar për zhvillimet në komunat e tyre, si dhe do të krijohet një linjë komunikimi mes tyre dhe komunarëve.

“Ky transformim mundëson shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset. Përmes strategjisë së re e-Komuna, kemi filluar një sërë reformash në zhvillimin e qeverisë digjitale. E kur flasim për shërbime, qëllimi nuk është vetëm digjitalizimi, por shërbimet duhet të ridizajnohen që ta kenë në fokus qytetarin. Parimi themelor gjatë ofrimit të shërbimeve është ai i gjithëpërfshirjes. Duhet të sigurohemi që asnjë qytetar të mos mbetet mbrapa. Ne jemi të përkushtuar që ky proces transformues të jetë edhe i sigurt”, ka deklaruar Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se sot po lansohet një numër i shërbimeve të reja në platformën e-Kosova, e që, sipas tij, ato rrisin interaksionet mes komunave dhe qytetarëve, duke bërë që qytetarët të jenë të informuar në kohë reale për zhvillimet në komunën e tyre.

“Qëllimi është që të krijohet një linjë e drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre. Kjo do të përmirësojë edhe llogaridhënien”, ka thënë tutje kryeministri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se cilat shërbime do të shtohen.

“Disa nga shërbimet që planifikohen në fazën e parë janë: Transmetimi i mbledhjeve të asambleve komunale, raportimi i problemeve në komunat përkatëse, informacionet mbi komunat, qasja te pasuria e zyrtarëve komunal, inicimi dhe pjesëmarrja në debatet publike. Përmes këtyre shërbimeve qytetarët kanë mundësi t’i adresojnë më lehtë kërkesat e tyre të organet komunale. Në fazën e dytë do të përfshihen edhe shërbime tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se përmes zhvillimit të këtyre shërbimeve do të rritet edhe llogaridhënia e institucioneve.

Në ceremoninë e organizuar për lansimin e platformës e-Komuna morën pjesë edhe kryetarë komunash e zyrtarë komunalë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika