Lansohet projekti i “Qeverisjes Digjitale”, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se “Qeverisja digjitale” është më shumë se një projekt, është vizion që krijon qasje më të lehtë në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Mbi 18 milionë euro është kostoja e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, i financuar nga Banka Botërore, i cili synon të rrisë cilësinë, qasjen dhe efikasitetin e shërbimeve administrative publike në Kosovë përmes transformimit digjital.

Në lansimin e sotëm, u tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të modernizimit të qeverisjes dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Kjo ngjarje lansuese shënon fillimin zyrtar të zbatimit të projektit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i jap jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por krijon sipas tij qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve të cilën po e emërtojmë si ‘Kosova digjitale’ është nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike dhe për të ndërtuar një qeveri të fuqizuar për qytetarët tanë. ‘Kosova digjitale’ është më shumë se një projekt, është vizion dhe synim i yni bashkërisht. Kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i jap jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu krijon qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky projekt është përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale Kosova 2030.

“Ky projekt është i rëndësishëm dhe është mundësuar falë mbështetjes së Bankës Botërore. Ky projekt është i rëndësishëm se shënon një pikë kthese drejt transformimit digjital, duke hapur rrugë drejt një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët dhe krijon një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Kjo është pjesë përbërëse e projektit tonë kombëtar për një Kosovë digjitale më të avancuar. Projekti do të zbatojë pjesë kyçe të strategjisë së i-qeverisjes dhe është e përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale Kosova 2030”, u shpreh Sveçla./EO

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika