Lansohet YouTube Player për përmbajtje edukative

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Koren Jugore është lansuar YouTube Player, që më vonë do të jetë në dispozicion edhe për vendet e tjera

Youtube ka lansuar Player për të ndihmuar sektorin e edukimit në ShBA dhe në Koren Jugore, platformë kjo e cila do të ofrojë rishikim, ridëgjim pa reklama dhe rekomandime më të mira për institucionet e mësimdhënies.

“YouTube Player për Edukim, është një platformë e integruar dhe e dizajnuar për të shfaqur përmbajtje edukative brenda aplikacioneve të zakonshme të të mësuarit. Platforma është e pastër nga reklamat, linqet e jashtme, dhe rekomandimet e përmbajtjes”, shkruan  9to5google.

Ilustrim

YouTube Player për edukim, ndihmon në funksionimin më të mirë të Google Classroom, e cila sjell përvojë më të mirë të mësimit.

YouTube gjithashtu njofton se që nga viti i ardhshëm, krijuesit nga YouTube mund të jenë në gjendje të realizojnë video me pagesë të “orëve mësimore” në të njëjtën mënyrë sikurse Skillshare, Udemy e shumë platforma të tjera.

E mira e YouTube Player është fakti se nuk ka reklama, mund të luani videon në prapaskenë dhe gjitha rekomandimet janë edukuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika