Laporta: Nuk do të komentoj marrëveshjen e Lewandowskit pasi ai është lojtar i Bayern-it

Pas shumë spekulimeve të bëra për sulmuesin polak, Robert Lewandowski se a do të bëhet pjesë e Barcelonës, presidenti i klubit është shprehur se nuk do e komentojë këtë marrëveshje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe sulmuesi polak, Robert Lewandowski

Klubi i futbollit Barcelona të cilët janë në një situatë të pasigurtë financiare, vazhdojnë të mendojnë për rinovime dhe shtesa të mundshme. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për lojtarët, Lewandowski-n dhe dyshen Dembele-Gavi.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski dëshiron që të largohet nga Bayern Munich pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me ta.

Presidenti i Barcelonës, ka folur për qëndrimin e tij sa i përket marrëveshjes me Lewandowskin, ku pas shumë spekulimeve që janë bërë javëve të fundit, për një marrëveshje mes sulmuesit polak dhe Barcelonës, Lewandowski e kishte bërë të qartë për Bayern-in se dëshiron të provojë një klub të ri verën e ardhshme.

Sipas gazetarit të njohur, Italian, Fabrizio Romano, Laporta ka thënë se “Nuk do të komentoj marrëveshjen e Lewandowskit pasi ai është lojtar i Bayernit”.

Ndërsa sa i përket Dembele-s ai veç se e ka ofertën por, ende nuk ka pranuar.

“Ousmane Dembélé? Ne bëmë ofertën tonë – ai ka një propozim në tryezë, por nuk e ka pranuar. Ende nuk ka përgjigje”, është shprehur i pari i klubit, Laporta.

Lewandowski tashmë është objektivi dhe synimi i klubit katalunas, Barcelonës dhe gjithçka mbetet për tu parë deri në vendimin e tij përfundimtar se a do të nënshkruajë kontratën me ta pasi vendimi i tij që të largohet nga Bayren Munich-u është pothuajse i prerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika