Barcelona ka njoftuar se do të largohet nga Camp Nou për sezonin 2023-24, ndërkohë që stadiumi është duke u rindërtuar.
Katalunasit do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin olimpik të Barcelonës, Lluís Companys Stadium, teksa punimet në terrenin e tyre vazhdojnë të zhvillohen.
Njihet si stadiumi më i madh në Evropë me një kapacitet prej 99 mijë e 354, me objekte të ndryshme që ofron nga brenda, gjithashtu kapaciteti i stadiumit shkon deri në 60 mijë shikues. Megjithatë, kapaciteti i përgjithshëm ka ndryshuar gjatë viteve për shkak të modifikimeve të ndryshme.
“Në sezonin 2023/24, pjesa më e madhe e punës (në Camp Nou) do të vazhdonte gjatë gjithë vitit, kështu që skuadra do të luajë në Montjuic”, tha Barcelona në një deklaratë të enjten.
Pritet që renovimi i stadiumit të përfundojë gjatë sezonit 2022-23, pastaj anëtarët dhe tifozët e klubit mund të vijnë normalisht në ndeshje, ka bërë të ditur klubi.
Renovimet do të nisin në muajin qershor pas përfundimit të sezonit futbollistik 2021-2022.