Latifi: Dorëheqja, vendimi më i vështirë i jetës sime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latif, pas dorëhejqes së tij, më 8 tetor ka dalë me një letër publike në të cilën thotë se rezultati i dorëheqjes ishte reflektimi përgjatë muajve të fundit

Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë

Dorëheqja e tashmë ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte raportuar në media pak ditë më pare ndonëse as Kryeministri Albin Kurti dhe as vetë Latifi nuk kishin dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë.

Të shtunën e 8 tetorit, është vetë Rifat Latifi, ai i cili ka dalë me një letër publike përmes së cilës thotë se rezultati i dorëheqjes ishte reflektimi përgjatë muajve të fundit.

“Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time”, ka shkruar Latifi.

Përgjatë kohës së tij si ministër, ai ka thënë se kishte filluar rindërtimin dhe transformimin e të gjithë sistemit shëndetësor.

“Ju me të drejtë, pyesni po çfarë bëmë ne për këta muaj? Përgjigja është e thjeshtë:  Filluam rindërtimin dhe transformimin e të gjithë sistemit shëndetësor në një kohë shumë të vështirë, me rrethana shumë komplekse, në një ambient të polarizuar dhe të politizuar, duke  krijuar bazamentin e një shëndetësie moderne, me spitale moderne dhe me staf të përgatitur për t’u marrë me çdo sëmundje dhe gjendje shëndetësore”, ka shkruar Latifi, njofton EO.

Latifi ishte emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, duke e zëvendësuar atë kohë ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Në këtë vit, Kryeministri i Kosovës ka themeluar një Komision për Shëndetësi, në të cilin e kishte emëruar veten kryesues të tij, për t’u marrë me problemet e këtij sektori. Ky veprim i kryeministrit u interpretua si injorim apo mosbesim ndaj Rifat Latifit.

 Letra e plotë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi:

Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si Ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.

Ju falënderojë shumë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, besimin tuaj, se ne mund ta rindërtojmë, zhvillojmë, dhe transformojmë shëndetësinë e Kosovës.

Për çdo minutë të kësaj kohe, unë kam pasur nderin dhe përgjegjësinë më të madhe që dikush mund ta ketë. Për më tepër, gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë vetëm punën e ministrit, ngase këtë kurrë nuk e kam marrë si punë, por si pasionin  dhe përgjegjësinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë. 

Por, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë diasporën shqiptare kudo që jetojnë në botë, se ndonëse nuk do të jem më Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, do të mbetem ambasadori i saj më këmbëngulës për avancimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe kurrë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën dhe për shëndetësinë e Kosovës dhe për rimëkëmbjen dhe modernizimin e këtij sektori shumë të injoruar dhe vulnerabël. Kështu, ka qenë qysh nga viti 1985 kur jam shpërngulur në SHBA, e kështu do të jetë derisa nuk e marrë frymën e fundit në këtë botë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika