Latifi: Projektligji për çmimin e barnave ka përfunduar dhe është shumë i mirë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se Kosova medoemos duhet ta ketë një ligj që i rregullon çmimet e barnave. Ai ka bërë të ditur se tashmë një projektligj i tillë është gati

Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave tashmë ka përfunduar, dhe se sipas tij, është shumë i mirë.

Ai në Kuvendin e Kosovës u është drejtuar deputetëve të opozitës, duke thënë se do ta kenë mundësinë që të kontribuojnë në këtë projektligj.

“ProjektLigji për çmimin e barnave është kry është jashtëzakonisht i mirë, ju do ta keni shansën që ta bëjmë ligjin edhe më të mirë”, ka deklaruar Ministri Latifi.

Latifi është shprehur se e cmom dëshirën e opozitës për ta ndihmuar MSh-në dhe se për këtë gjë është i hapur gjithmonë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Kosova patjetër duhet ta ketë një ligj për harmonizimin e çmimeve të listës së barnave. Ai ka bërë të ditur se vetëm Bjellorusia dhe Kosova nuk e kanë këtë ligj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika