Latifi shpalos planin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës në New York

Ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi ka shpalosur planin e tij të transformimit të shëndetësisë së Kosovës në Valhalla-New York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M.Del Guercio- si profesor vizitues dhe i shquar i hulumtimeve shkencore

Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të Shëndetësisë së Kosovës në Valhalla-New York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore, Louis R.M.Del Guercio- si profesor vizitues dhe i shquar i hulumtimeve shkencore, ku më parë Dr.Latifi ishte kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë.

Në njoftim thuhet se në këtë konferencë, ministri Latifi, mbajti ligjëratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull: ”Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës, dhe Kryeshefit të Kirurgjisë, dhe tash Ministër i Shëndetësisë së Kosovës”.

Gjithashtu, gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi ka thënë se ”rindërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare”, duke përfshirë edhe studimin e iniciuar nga vetë minstri Latifi me lidershipin në Kosovë.

Ndërsa, të pranishmit në këtë konferencë treguan interes për shpalosjen para tyre të përvojës si ministër i Shëndetësisë së Kosovës dhe planifikimin për rindërtimin e një sistemi shëndetësor të bazuar në shtatë shtylla dhe 13 qendra të Ekselencës.

Me këtë rast, ministri Latifi është takuar edhe me Profesorin e Touro University, Dr.Salomon Amar, ku të dy kishin bashkëbiseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore , si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Toro.

Pas kësaj vizite të parë zyrtare të ministrit Latifi në SHBA, të hënën më 9 maj, ai do të vizitojë spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Ëashington, ku gjithashtu, do të marrë pjesë edhe në darkën e festimit të punëtorëve shëndetësorë, të organizuar nga ”Project Hope”.

Më pas, ministri Latifi do të udhëtojë për në Universitetin e Arizonës, ku do të mbajë një takim me udhëheqësit e kolegjit të Mjekësisë dhe Sistemit Spitalor Banner Health.

Të gjitha këto takime do të zhvillohen me qëllimin e kërkimit të bashkëpunimit për implementimin e Qendrave të Ekselencës, të parapara me programin gjithë përfshirës të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, për të vetmen arsye-ngritjen dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Ministri Latifi ka prezantuar shtyllat për transformim në shëndetësi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika