Laura Fazliu kalon në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron medalje Kosovës

Laura Fazliu, xhudistja nga Kosova ka arritur edhe një tjetër fitore në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Ndërsa, xhudsti Akil Gjakova, nuk arriti të kalojë në finale

Laura Fazliu, xhudiste nga Kosova

Betejat të njëpasnjëshme me suksese të pandalshme për xhudistet nga Kosova, kësaj radhe nga xhudistja, Laura Fazliu, e cila ka mposhtur algjerianen Amina Belkadi në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Me fitoren e arritur në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Fazliu është kualifikuar në finale të kësaj kategorie.

21-vjeçarja arriti këtë fitore me ‘Wazar’, 1:38 minuta para se të përfundonte ndeshja.

Ndërsa, në finalen e madhe Laura do të përballet me xhudistën spanjolle Cristian Perez Cabana.

Laura Gjakova

Ndërkaq, xhudisti Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinalen e Lojërave Mesdhetare.

Xhudisti nga Kosova është mposhtur në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Akil Gjakova

Ishte xhudisti algjerian Redouane Messaoud Dris që arriti ta mposhtë Gjakovën me ‘Wazari’ pas shtatë minutash lojë.

Po ashtu, xhudisti nga Kosova ka një tjetër mundësi për të fituar medalje, pasi do të luftojë për medaljen e bronztë.

Laura Fazliu bëhet nënkampione e Evropës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika