Laura Fazliu në gjysëmfinale, siguron medalje për Kosovën

Laura Fazliu ka kaluar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë dhe garuesit po konkurojnë për të siguruar medaljen e artë përfundimtare

Laura Fazliu





Laura Fazliu ka kaluar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian për U23, që po mbahet në Sarajevë.

Fazliu në çerekfinale është përballur me Flavia Favorinin, të cilën ka arritur ta mposhtë.

Përballja u zhvillua në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Vlen të theksohet, se në gjysëmfinale ajo do të  ballafaqohet me hungarezen Brigita Varga.

Kampionati Evropian U23 po mbahet në Sarajevë, që ka disa garues për të fituar medaljen e artë.

Kampionati Evropian i vitit 2022, është paraparë të mbahet të premtën dhe të shtunën në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, që Kosova do të paraqitet me pesë garues, Erza Muminoviqi, Laura Fazliu, Dardan Cena, Rios Kuka dhe Shpati Zekaj.

Garat kanë filluar nga ora 09:30, që të premtën e 28 tetorit u ndeshën Muminoviqi, Fazliu dhe Cena.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika