Laura Fazliu synon medaljen olimpike në “Paris 2024”

Këtë të martë është dita për Laura Fazliun, e cila do të paraqitet për herr herë të parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Xhudistja nga Kosova paraqitet në kategorinë deri në 63 kilogramë

Laura Fazliu

Olimpiada e Parisit 2024 vjen këtë të martë me ditën e pestë të garave, por padyshim që për tifozët shqiptarë vëmendja do të jetë sërish te sporti i xhudos.

Pas Distria Krasniqit, e cila doli fituese e medaljes së argjendtë, Norës dhe Akil Gjakovës, në ditën e pestë do të garojë Laura Fazliu, një tjetër xhudiste kosovare.

Fazliu synon medaljen olimpike në “Paris 2024”.

Garuesja nga Kosova ka një përparësi për dallim nga Nora e Akil Gjakova, ngase njësojë si Distria Krasniqi është e kualifikuar direkt në raundin e dytë.

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit 2024

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu do ta presë fituesin mes xhudistet nga Kina Tang ose asaj Filipine Watanabe.

Ndeshja e parë për Fazliun është e paraparë të zhvillohet pas orës 11:30 të mëngjesit.

Lojërat Olimpike Paris 2024 po mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë.

Nga ekipi kosovar kanë përfunduar ndeshjet Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë, Nora Gjakova ka përfunduar rrugëtimin në ndeshjen e parë dhe Akil Gjakova është renditur i 5-ti në kategorinë -73kg.

Më 30 korrik, këtë të martë, ndeshet Laura Fazliu, ndërsa më 1 gusht ndeshet Loriana Kuka.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika