Lavrov lë të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e agresionit rus

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, është shprehur se Moldavia mund të jetë cak i agresionit rus pas Ukrainës

Tanket ruse dhe ukrainase

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus.

“Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, tha Lavrov kur u përgjigj në pyetjen se a do të ketë objektiva të reja shteti rus.

Lavrov duke folur për televizionin Nexta ka lënë të kuptohet se viktima e radhës e agresionit rus mund të jetë Moldavia.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën ndaj Ukrainës gati që një vit, por që nga viti 1992 ajo kishte rrëmbyer ushtarakisht një pjesë të territorit moldav, përkatësisht pjesën kufitare me Ukrainën të quajtur Transnistria. Më 15 mars 2022, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e njohu Transnistrinë si një territor moldav të pushtuar nga Rusia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika