Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka vizituar Tajvanin ditën e martë, vizitë kjo e cila ishte përplot me debate nga të gjitha anët.
Ishte Kina ajo qe kundërshtoi vizitën e Pelosi-t në Tajvan, dhe bëri stërvitje ushtarake shumë pranë vijës ajrore të Tajvanit.
Gjithashtu, për këtë vizitë ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Ai ka thënë se kjo vizitë e Pelosi-t ishte vetëm për të krijuar bezdi, pasi dihet çka do të thotë kjo vizitë për Republikën Popullore të Kinës.
Ardhja e Pelosit të martën në Tajvan, të cilën Kina e konsideron një provincë të shkëputur, shkaktoi një përgjigje të furishme nga Pekini në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë ngritur tashmë nga konflikti në Ukrainë, njofton Reuters.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po qëndron për vizitë në Mianmar, duke shënuar një nga vizitat me të profilit të lartë në vendin e Azisë Juglindore, qëkur ushtria mori pushtetin në një grushtshtet vitin e kaluar.
Ndërsa, Pelosi ka premtuar solidaritetin “vendimtar” të Amerikës me Tajvanin, në një takim historik me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen, i cili është zotuar të mos tërhiqet përballë kërcënimeve ushtarake nga Kina.