Lazanja të shpejta vegjetariane

Bëni lazanjet më të thjeshta vegjetariane duke përdorur vetëm pak përbërës. Mund të përdorni salcën e gatshme të domates dhe salcën e bardhë, ose salcat e gatimit që i keni sipas preferencave tuaja .

Për të bërë salcën e domates, ngroheni vajin e ullirit në një tenxhere. Shtojini qepët, hudhrat dhe karotat. Gatuajini për 5-7 minuta në temperatur mesatar derisa të zbuten. Ngriteni pak temperaturën dhe përzijeni purenë e domates. Gatuajeni për 1 min, më pas ziejini për 5 minuta derisa të zvogëlohet masa për dy të tretat. Hidheni sipër domatet e grira dhe shtojini gjethet e borzilokut. Lëreni të vlojë dhe ziejini për 20 minuta. Pastaj, lëreni të ftohet. Të ruhet në frigorifer deri në tri ditë ose e ngrirë për tre muaj.

Për ta bërë salcën e bardhë, shkrijeni gjalpin në një tenxhere, shtojeni miellin e thjeshtë dhe më pas gatuajeni për 2 minuta. Hidheni ngadalë qumështin dhe  lëreni të vlojë. Uleni temperaturën dhe më pas gatuani derisa salca të fillojë të trashet. Të ruhet në frigorifer deri në tri ditë ose i ngrirë për tre muaj.

Ngroheni furrën në 200C-180C, lyejeni pak me vaj dy tepsi të mëdha dhe vëreni specat dhe patëllxhanët. Hidheni vajin e ullirit, aromatizoni mirë, më pas piqini për 25 minuta derisa të skuqen lehtë.

Uleni temeperaturen e furrës në 180C-60C, dhe lyejeni pak me vaj tavën, vëreni  një shtresë me perime dhe më pas hidheni  një të tretën e salcës së domates. Pastaj, hidheni sipër një shtresë me fletë lazanje, më pas derdheni mbi një të katërtën e salcës së bardhë. Përsëriteni derisa të keni tri shtresa petë lazanje.

Shtrijeni me lugë salcën e bardhë të mbetur mbi lazanjet, duke u kujdesur që të mbulohet e gjithë sipërfaqja. Lëreni për 45 minuta derisa të marrë flluska dhe ngjyrë të artë.

Pasi ta lini të ftohet për disa minuta, mund ta prisni në pjesë katrore për servim.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika