LDK akuzon LVV-në për kapje të RTK-së, kërkon anulimin e vendimit për drejtorin e ri

"Përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK, përbën një kapje të plotë të këtij institucioni publik, shpërfaq dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit", kështu thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas zgjedhjes së Rilind Gërvalles si drejtor i RTK-së për kanalet shqip

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërimin e Rilind Gërvalles si drejtor të kanalit në gjuhën shqipe në Radio Televizionin e Kosovës, pasi sipas tyre një përzgjedhje e tillë përbën “kapje të plotë të këtij institucioni dhe shpërfaq qartazi dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit”.

Kjo parti ka kërkuar anulim të menjëhershëm të vendimit për drejtorin e ri dhe ka bërë të ditur se do të ngrisin këtë temë në Komisionin përkatës në Kuvendin e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë dhe do të ngrisë temën e kapjes së institucionit të televizionit publik, në Komisionin përkatës parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie në Facebook.

Ndër të tjera, LDK-ja ka theksuar se transmetuesi publik duhet të ketë rol thelbësor informimin e pavarur dhe të drejtë të qytetarëve, të cilët edhe e financojnë. Ndërsa, ka shtuar se ky rol nuk mund të ushtrohet kur pushtetet i përcaktojnë politikat editoriale.

“Informimi i pavarur publik, nga një institucion i financuar nga fondet publike, përbën bazën e një demokracie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. RTK-ja, duhet të ketë rol thelbësor në informimin e pavarur dhe të drejtë të të gjithë qytetarëve të Kosovës; dhe ky rol ushtrohet kur pushtetet nuk përcaktojnë politikat editoriale të kanaleve informuese e nuk vendosin aktivistët e tyre partiak në krye të këtyre institucioneve”, ka shkruar LDK-ja në llogarinë e tyre në Facebook.

Një kapje e tillë sipas LDK-së, paraqet vazhdimësi të politikave të këqija.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur. Kapja politike e tij është veçse vazhdimësi e politikave të këqija që kanë karakterizuar këtë institucion publik”, është shtuar në njoftimin e LDK-së.

Ndryshe, të martën e 31 janarit është zgjedhur Rilind Gërvalla drejtor i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, ka thënë Besnik Boletini, kryetari i Bordit të RTK-së.

Rilind Gërvalla zgjidhet drejtor i RTK-së për kanalet shqip

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika