LDK-ja bën homazhe në 23-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23-vjetorin e vrasjes së tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe strukturat e degës kanë bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Xhemail Mustafën e cilësoi ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.

“Xhemail Mustafa ishte pijetarë i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika