LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Ligji për Fondin Sovran është dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese nga Besian Mustafa dhe Berat Rukiqi, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Besian Mustafa dhe Berat Rukiqi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Po i njëjti ligj ishte paralajmëruar se do të dërgohet në Kushtetuese edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten e kaluar në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë, kryesisht të pozitës, sa ishin të pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshinë 47 amendamente.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika