LDK gjatë viteve kritike, shpresë për liri e demokraci

Shtatori dhe tetori i vitit 1989 në një shtëpi të vogël në lagjen Qafa, në Prishtinë kishte mbledhur intelektualet e kohës.

Kështu në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtuan, gati spontanisht, që të themelonin një parti politike. Ajo për mision kishte artikulimin e  kërkesave politike të shqiptarëve.

Ajo ndërmarrje e madhe politike, ishte edhe moment i fillimit të pluralizmit politik në Kosovë, në  fundin e Jugosllavisë së trazuar.

Ky grup intelektualësh e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

Kjo lëvizje shqiptare, me program kombëtar e demokratik, duke e bërë program fundamental politik Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës, fitoi përkrahjen dhe mbështetjen e popullit të Kosovës.

LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike dhe publike.

“LDK-ja në dhjetor të vitit 1989 është kurorëzuar me një kuvende themelues, prej asaj ditë, në fakt nuk fillojë vetëm beteja politike e shqiptarëve, por edhe beteja me kriteri të pluralizmit politik sepse për një periudhë shumë të shkurtër ne arritëm që ta masivizonim LDK-në  në atë  masë sa që brenda 6 muajve në Kosovë është shkatërruar Lidhja  Komuniste, Lidhja Socialiste edhe Lidhja e rinisë socialiste, e gjithë infrastruktura e socializmit  u shpërbë. Edhe LDK-ja mbeti si forca e vetëm dominonte politike aq më tepër këto elita politike shqiptare, pas arrestimit të Azem Vllasit, largimit të Kaqusha Jashari-t, patëm mbetur në duart të disa kolaboracionistëve”, ka deklaruar Milazim Krasniqi, ish-themelues i LDK-së.

Ndërsa Jusuf Buxhovi, ish-themelues i LDK-së, ka thënë se “Kanë qenë rrethanat politike, shoqërore edhe historike të cilat impononin një punë të tillë. Ishim në një kohë kur Jugosllavia kishte bërë anulimin e autonomisë së Kosovës, tregojë shenjat së është duke u kthyer nga një shtet centralist apo serbo sllavi qysh ishte edhe koncepti i Sllobdan Milloshoviqit”.

Fundi i Luftës së Ftohtë, përfundimi i monizmit dhe fillimi pluralizmit, me formimin e LDK kishte ndikuar edhe në Kosovë. Për çka ndryshimi vërehej edhe në sytë e kosovarëve, drita në fund të tunelit edhe pse zbëht, kishte nisur të ndriçonte.

“Demokratizimin e jetës, politike në Kosovë edhe ne në një kohë kur Lidhja Demokratike e Kosovës, sapo ishte krijuar. Por menjëherë kemi një ndërhyrje në pozitën Kushtetues të Kosovës me heqjen e autonomisë për Kosovën, në mars të vitit 1989. Edhe një ndërhyrje të drejtpërdrejte  brutale d.m.th për të suprimuar  edhe për të ngushtuar të drejta politike shqiptarëve të cilat madje i kishin gëzuar në një sistem jo demokratike, në një sistem monist nga viti 1974”, ka deklaruar Ibrahim Gashi, Profesor universitar.

Pranvera me diell mori kuptimin kur në maj të 1992 në Kosovë arritën të organizoheshin zgjedhjet e para.

Milazim Krasniqi, ish-themelues i LDK-së, ka sqaruar se “një ditë para zgjedhjeve erdhi një ekipi i CNN-it, për të raportuar për zgjedhjet edhe ne në atë moment nuk e kishim as një vende votimi në Prishtinë të saktë sepse i mbanim në mënyrë mobile, sepse lëvizshmin. Edhe brenda një orë kemi arritur ta gjemë një vetëshërbimi, të thatë në lagjen Velania dhe i kemi dërguar karriget, flamujt dhe kutija e kemi përgatitur në mënyrë që CNN-i me prezantuara me tonë solemnë e festive”.

“LDK-ja si partia ma e madhe politike e dominon skenën politike, i fiton zgjedhjet pa diskutim. Por që nuk është e vetmja, edhe sigurisht që ekzistimi kësaj skenë pluraliste politike në Kosovë i ka ndihmuar edhe në një farë mënyrë edhe forcimit të LDK-së. Pasi ajo ka qenë në një farë mënyrë edhe prese e proceseve dhe ka dalë me kërkesa më të qarta politike”, ka theksuar Ibrahim Gashi, Profesor Universitar 05-10-5:33

Ndërkohë Jusuf Buxhovi, ish-themelues i LDK-së, ka shtuar se LDK-ja “ ishte një procedurë që mund ta quajmë krijimin e infrastrukturës demokratike të kësaj lëvizje e cila do të duhej të ishte institucionale. Edhe ndërkombëtare në veçanti Amerikanët insistoni që çdo gjë të shkojë në mënyrë institucionale, edhe ishte e domosdoshme që të merren disa hapa”.

Ndërkohë me daljen në skenë të LDK-së, si partia më e madhe, pluralizmi politik mori kuptim.

Në Kosovën që po tronditej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, vepronin edhe parti të tjera.

Disa nga to i kishte edhe kundërshtar politik e më e zëshmja ishte Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës e cila veprimtarin e mbante në ilegalitet.

“Në atë drejtim ka qenë një pengesë shumë e madhe, ka qenë e madhe sepse një farë forme të qytetarët, të populli Kosovës, botëkuptim se do të çlirohemi pa luftë ka qenë një pengesë e madhe për tu organizuar. Nuk ka njeri të arsyeshme që mund të çlirohet paluftë e që pranon luftën, lufta është një diçka e keq”, ka sqaruar Avni Klianku, Ish kryetar i LKÇK-së.

Më tej, Fatmir Humolli, Ish anëtarë i LKÇK-së ka shtuar se “ ka përshtypjen se Bashkësia ndërkombëtare atëherë ka luajtur me klasën tonë politike legale e ka shkëputur nga ajo ilegale sepse Bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë e gatshme për një luftë në Ballkan. Duke mos qenë ata të gatshme kanë bërë presion që lufta jonë mos me nisë krahas luftërave tjera në Jugosllavi, Slloveni, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës. Pushtuesi serbe ishte shumë me i dobët kur kishte front kaq të gjerë ndërsa Republika e Shqipërisë ishte stabile, e kishte një Ushtri të fuqishme, edhe me fillimin e luftës në Kosovë ka pasur gjasa që problemi të zgjidhet me shpejtë”.

Lëvizja Popullore e Kosovës që mbante frymën e thuajse të njëjtë me LKÇK-në, arrintë megjithatë të komunikonte me LDK-në e Rugovës.

“LKÇK-ja është projekt shumë  më i vonë. Por të gjitha ato kanë pasur një projekt të tyre të themi pak ma militant, pak ma radikal për mënyrë sesi ata e mendonin zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ndërsa LDK-ja që nga fillimi kishte adaptuar projektin paqësor. Unë kam qenë në takimin e parë kur është diskutuar kjo çështje ndërmjet Ambasadorit Amerikan Zimerman edhe Presidentit Ibrahim Rugova. Edhe në atë takim ambasadori Zimerman  , tha që nëse dëshironin përkrahjen amerikane duhet ta themeloni një projekt paqësor edhe jo të dhunshëm, edhe ta mobilizonin popullin në një kurs evropian euroatlantik edhe ta shmangni çdo përgjigje të dhunës me dhunë“, ka rrëfyer  Milazim Krasniqi, ish-themelues i LDK-së.

Vëmendje të madhe morën zgjedhjet që nisën në një dimër të ftohtë të 97’tës dhe përfunduan në pranverën e 98’tës.

Nën krisma pushkës, presidenti i atëhershëm shpalli zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Në apelin e Ibrahim Rugovës atëherë thuhej se ato zgjedhje ishin shumë të rëndësishme dhe historike.

“Bob Bill Gordy i pati kërkuar presidentit Rugova që të mbaheshin zgjedhje për ta legjitimuar udhëheqjen politike sepse i kishte skaduar mandati edhe për proceset që priteshin duhet të kishte legjitimitet presidenti, qeveria edhe Parlamenti. Edhe pse ishte gjendje lufte ne i mbajtëm zgjedhjet me rekomandimin eksplicit amerikan. I patëm përjashtuar nga procesi zgjedhor Skenderajin, Klinë e Begut edhe Drenasin sepse ishin zona ku ishte lufta. Zgjedhjet u mbajtën thjeshtë për ta legjitimuara udhëheqjen politike dhe jo për pushtet” , ka treguar Milazim Krasniqi, ish-themelues i LDK-së.

Më 19 mars edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një kumtese, fton anëtarësinë e vet dhe mbarë zgjedhësit në Republikën e Kosovës, që të dalin në votimet e 22 marsit për zgjedhjen e kryetarit të Republikës së Kosovës dhe të deputetëve për Kuvendin republikan.

Ndërkaq, Partia Parlamentare e Kosovës, së bashku me UNIKOMB-in, PSDK-në (krahu i Luljeta Pulës – Beqirit), Partia Liberale Shqiptare, Këshilli Koordinues i degëve të LDK-së në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë etj., vendosën që t´i bojkotojnë këto.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika