LDK-ja bojkoton seancën e Kuvendit: Sjellja e papërgjegjshme e Muratit na bën të mos jemi konstruktivë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në votimet e pikave të rendit të ditës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pasi tha se si arsye është “sjellja e papërgjegjshme” e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Kjo pasi ministri Murati tha se çështja e të hyrave vetanake është rregulluar më herët prej LDK-së.

“Prej sot Grupi Parlamentar i LDK-së deklaron se nuk do të marrë pjesë në votime në seancat e Kuvendit, është puç institucional i kapjes së të hyrave vetanake të komunave. Sjellja e papërgjegjshme e Muratit na bën ne të mos jemi konstruktivë në seancat e Kuvendit, ai nuk e ka kuptuar Ligjin e Buxhetit. Prandaj ne si grup parlamentar e lëshojmë seancën, nuk do të marrim pjesë në asnjërën prej votimeve”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika