LDK-ja do të darkojë me Ecobarin dhe Lajçakun

Konfirmohet se do të ketë darkë në mes të drejtuesve të LDK-së dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ndërmjetësuesit të BW-së për dialogun mws Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak

Sibel Halimi, zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së LDK-së, për Portalin Dukagjin ka thënë se Lidhja Demokratike Kosovës(LDK), është mirënjohjes për kontributin që Shtetet e Bashkuar të Amerikës(SHBA) së bashku me Bashkimin Evropian(BE), që kanë dhënë dhe që janë duke dhënë në Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Vlerësojmë rolin e BE-së dhe angazhimin e ShBA-ve në dialog”, ka thënë Halimi.

Tutje ajo ka dhënë dhe disa detaje të vizitës së të derguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku sipas saj të dy diplomatët do të takohen me drejtuesit e LDK-së.

“Duke ndjekur agjendën e paraparë, LDK do të takojë përfaqësuesit në fjalë, respektivisht Escobar dhe Lajçak.”

Përveç darkës së përbashkët, Halimi ka përfunduar dukë thënë se do të ketë edhe takime tjera mes LDK-së dhe diplomatëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika